Lajme
Sulmet ruse mund të shkaktojnë katastrofë humanitare
Sulmet e përshkallëzuara të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës mund të shkaktojnë një katastrofë humanitare të madhe, ndërsa vendi i goditur nga lufta po përgatitet për ardhjen e borës dhe të ftohtit, tha qeveria në Kiev.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte lëshuar 36 raketa të tjera në Ukrainë të shtunën. “Agresori vazhdon të terrorizojë vendin tonë”, tha Zelensky.
“Shumë prej tyre u qëlluan nga mbrojtja ajrore, por të tjerët arritën të godasin objektet energjetike”, tha ai, duke u kërkuar fuqive botërore të ndihmojnë për të ndalur këtë terror.
Ai falënderoi ofruesit e shërbimeve të energjisë dhe operatorët e rrjetit që ishin në procesin e rindërtimit të zonave kritike pavarësisht rreziqeve.
“Rreth 40% e infrastrukturës energjetike të vendit është shkatërruar tashmë”, sipas Kievit.
“Rreth 1.5 milionë klientë të kompanisë energjetike “Ukrenergo” janë pa energji elektrike”, tha zyra e Zelenskyt.
“Ukrenergo” njoftoi dëme të rënda të shkaktuara nga sulmet ruse në perëndim të vendit.
“Një objekt energjetik në Luzk u godit rëndë dhe furnizimi dështoi”, thanë autoritetet.
“Duke goditur infrastrukturën kritike të Ukrainës, Kremlini dëshiron të provokojë largimin e refugjatëve të rinj në Evropë”, shkroi në Twitter këshilltari i Zelensky, Mykhailo Podolyak.
“E vetmja mënyrë për të ndaluar katastrofën humanitare është transferimi i shpejtë i mbrojtjes ajrore dhe raketave shtesë”, shkroi ai.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












