Lajme
Kriza energjetike bën njerëzit të kthejnë sytë nga panelet diellore
Një kompani në Vertu të Francës po bën para duke shitur një pajisje me panele të vogla për 780 euro. Instalimi i saj është 20 herë më i lirë se panelet tradicionale fotovoltaike.
“Nuk doja të shpenzoja shumë para në instalimin e paneleve fotovoltaike. Prandaj zgjodha ta bëj në mur, që ishte dhe brenda mundësive të mia”, thotë një qytetar.
Panelet janë modulare dhe mund të shtohen kur nevojitet më shumë energji, një manovër që sjell kursime të mëdha.
“Kufiri bazik është 300 vatë. Ai përbën rreth 15% të konsumit shtëpiak dhe na lejon të kemi një balancë të mirë mes impaktit individual dhe një çmimi të përballueshëm për të shijuar teknologjinë”, u shpreh Ralph Feghali, themelues i “Beem Energy”, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshe nga sisteme të tjera, energjia nuk grumbullohet në bateri, por konsumohet direkt. Ajo futet në sistem falë një prize dhe një aparati. Kjo përkthehet në më pak shpenzime dhe më shumë kursime.
“Në prill të 2020-s fatura na vinte 146 euro. nëse e krahasojmë me 2021-shin mund të shohim se ka rënë në 118 euro. Kursejmë rreth 30 euro në muaj. Kështu ngrihet pyetja nëse mund të bëjmë instalime të tjera. Është diçka të cilën po e mendojmë”, theksoi një qytetar.
Paneli bën gjithashtu të mundur heqjen dorë nga zakonet e kursimit si fikja e lavatriçes apo e hekurit të rrobave në orën e pikut, një periudhë që përkon me atë të izolimit më të madh.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












