Lajme
Edhe OKB, e shqetësuar për pagat dhe krizën
Inflacioni, arsye për rritje të pagave dhe ndihmave për shtetet
Shtetet duhet të sigurohen që përfitimet sociale dhe pagat të rriten në linjë me inflacionin.
Kështu ka thënë Olivier De Schutter, ekspert i Kombeve të Bashkuara për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut, duke shtuar se në të kundërtën njerëzit mund të përballen me uri.
“Nuk është hiperbolë nëse them që nëse qeveritë nuk rrisin përfitimet dhe pagat në përputhje me inflacionin, do të ketë jetë të humbura”, ka thënë De Schutter.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime të tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë COVID-19 dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
“Sikurse me pandeminë, më të cenueshmit janë duke paguar çmimin e zhvillimeve botërore. Krizat e kombinuara pritet të përballin 75 deri në 95 milionë njerëz më shumë me varfëri ekstreme vetëm këtë vit. Qoftë në Evropë, ku inflacioni ka prekur një rekord prej 10 për qind, apo në Afrikën nën-sahariane, ku çmimet e ushqimit janë rritur për gati 24 për qind, buxhetet familjare në gjithë botën janë duke tkurrur përtej pikës kritike”, ka thënë mes tjerash ai.
De Schutter u ka bërë thirrje qeverive në hemisferën veriore që të veprojnë shpejt për të izoluar shtëpitë, para stinës së dimrit.
Eksperti belg u ka bërë thirrje shteteve që të përfshijnë njerëzit që jetojnë në varfëri, në politikat që synojnë të luftojnë rritjen e çmimeve të jetesës./Euronews
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












