Lajme
Në çfarë moshe janë njerëzit më të lumtur?

Zbuloni përgjigjen e ‘pakontestueshme’ të kësaj pyetje – sipas shkencës!
Daniel Selling, një psikoterapist në Williamsburg Therapy Group, tregon: “Njerëzit në të dyzetat në përgjithësi kanë arritur një ritëm që është shumë më i kënaqshëm se vitet e mëparshme”.
Një argument mjaft i arsyeshëm, pasi duhet pranuar se jo të gjithë e kanë arritur rehatinë dhe përmbushjen shpirtërore apo edhe atë financiare në të 30-at, e aq më pak në të 20-at!
Por, Selling thotë se arritja e kësaj moshe mund të ketë një ndikim të ndryshëm jo vetëm varësisht personave, por edhe gjinive.
Në fakt, sipas tij, janë pikërisht vitet që zonja Brickman po lë pas ato që i krijojnë asaj më tepër ankth.
‘Ne kemi më shumë përvoja komplekse në të 20-at dhe 30-at tona’
“Kur je në të njëzetat dhe të tridhjetat, patjetër që ke përvoja më komplekse sesa një individ mesatar në të dyzetat”, thotë Selling.
Marrëdhëniet romantike dhe presionet profesionale ushtrojnë ndikimin e tyre të fortë mbi gjendjet tona emocionale gjatë kësaj moshe.
Plus ka edhe diçka.
Sipas Selling, shumë prej atyre që po i afrohen të dyzetave në ditët e sotme, ka të ngjarë të përjetojnë përvojën fatkeqe të krahasimit të arritjeve të tyre me më të rinjtë nëpër rrjete sociale. Kjo mund t’u krijojë atyre dyshimin se për të rinjtë e ditëve të sotme, gjërat mund të jenë më të lehta.
Por, nga ana tjetër, “unë mendoj se njerëzit [në të 20-ta dhe të 30-tat] shpesh qëllon që të mendojnë se jeta është shumë më e lehtë nga se ajo është në të vërtetë”, shtoi psikoterapisti.
Dhe me sa duket kjo krijon tek ata një lloj shtangieje kur ata arrijnë të 40-tat.
Edhe pse duhet pranuar se totalisht e kundërta ndodh në rastet e atyre ish-20 dhe 30-vjeçarëve të cilët janë përgatitur më së miri për të ardhmen dhe të 40-tat e tyre i gjejnë ata më të suksesshëm dhe më të kompletuar se kurrë ndonjëherë.
Kjo i lejon ata të kenë më pak stres, më shumë para, mbase një familje, një partner, fëmijë dhe sigurisht që të gjitha këto kanë provuar të rezultojnë në nivele të ulëta të ankthit dhe nivele të larta lumturie, kënaqësie dhe vetëvlerësimi.
‘Duhet të punosh për të qenë i lumtur’
Selling, i cili është 47 vjeç, e kupton mirë natyrën e komplikuar të plakjes, “Askush nuk është i entuziazmuar të mbushë 40 vjeç. Nuk është një moshë emocionuese”, thotë ai.
Dhe, nëse pyetjet që ju kanë konsumuar shpirtërisht gjatë dekadave të mëparshme janë ende të pazgjidhura, ai mund ta kuptojë pse të dyzetat tuaja mund të jenë të palumtura.
“Nëse jeni në të dyzetat dhe nuk e keni gjetur veten dhe karrierën tuaj ose nuk keni gjetur aspekte të jetës që janë vërtet imponuese, atëherë e imagjinoj se këto janë gjërat që mund t’i vënë njerëzit në të dyzetat nën shumë stres”, thotë ai.
Por, nëse jeni duke punuar drejt qëllimeve tuaja në të njëzetat dhe të tridhjetat, ka më shumë gjasa të gjeni ngushëllim në të dyzetat.
Dhe jo vetëm ngushëllim, por edhe një lloj qetësie shpirtërore e cila për shumë njerëz mund të jetë gjëja më e afërt me lumturinë që njeriu mund të përjetojë gjatë jetës së tij.
Në të dyzetat, thotë Selling, ju gjithashtu kujdeseni më pak për atë se çfarë mendojnë të tjerët për ju, gjë që është vërtetuar shkencërisht se e rrit lumturinë e dikujt!
Së fundmi, duke marrë gjithçka në konsideratë, psikologu amerikan i cili ia ka dedikuar jetën e tij punës me njerëzit thotë se “Nëse ju, punoni vërtetë për të, jeta duhet të jetë gjithmonë duke u përmirësuar”./TheGuardian
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri