Lajme
Britania, në krizë politike
Nuk ka qetësi politike dhe ekonomike për Britaninë e Madhe, ku shtohen zërat se shumë shpejt qeveria Truss mund të bjerë.
Ministri i ri Financave, Jeremy Hunt, ka shpallur një sërë masash në përpjekje për të rivendosur besimin e tregjeve, të cilët u tronditën nga mini-buxheti i paraqitur nga paraardhësi i tij, i cili u shkarkua.
“Ne do të anulojmë pothuajse të gjitha masat tatimore të shpallura në planin e 3 javëve më parë. Së dyti, kam vendosur që norma bazë e tatimit mbi të ardhurat do të mbetet në masën 20% dhe do ta bëjë për një kohë të pacaktuar derisa situata ekonomike të lejojnë uljen e tij”, u shpreh ministri i Thesarit.
Njoftimi i Hunt duket se varros synimin e kryeministres Liz Truss për të rimëkëmbur ekonominë britanike duke ulur taksat.
Liz Truss e nisi planin e saj muajin e kaluar, duke thënë vazhdimisht se do të ulte taksat sapo të vinte në detyrë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ekonomistët dhe madje edhe ish-ministrat konservatorë se një gjë e tillë do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.
Pasojat dramatike kanë njollosur reputacionin e Britanisë në mbarë botën dhe kanë shkaktuar kritika nga udhëheqësit politikë dhe financiarë. Madje, plani i saj u kritikua edhe nga presidenti Biden./TheGuardian
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











