Lajme
Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “për aq kohë sa mund të rezistojmë, pa rrezikuar interesat tona më vitale dhe shtetërore, ne do të ndjekim politikën e vendosur në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare” sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.
“Kur nuk do të mundemi, ne do t’i drejtohemi njerëzve tanë, qytetarëve dhe do t’iu tregojmë pse nuk mundet” Serbia t’i rezistojë më vendosjes së sanksioneve, tha Vuçiç gjatë një ceremonie për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), shkruan REL.
“Mendoj se nuk mund të keni mesazh më të qartë dhe më konkret”, tha Vuçiç.
“Dhe kur kam thënë se madje edhe ashtu të shtyrë dhe ashtu aq të kërcënuar, ne të ndryshojmë vendimin tonë dhe se duhet të ndryshojmë politikën tonë në përputhje me pritjet e disa njerëzve, unë vetëm po ju them se nuk do të zgjaste më shumë se pesë ditë, do të na rrahin supet dy herë, do të nxirrnin dy njoftime dhe pastaj do të fillonte presioni i ri dhe një histori e re lidhur me Kosovën”, tha Vuçiç.
Serbia ka bërë kthim prapa sa i përket përshtatjes me politikën e jashtme me Bashkimin Evropian, është thënë në raportin e progresit të Komisionit Evropian të publikuar më 12 tetor.
Në raport po ashtu thuhet se më 2021, Serbia i ka përshtatur në nivel prej 64 për qind qëndrimet e saj me ato të BE-së, ndërsa në gusht të këtij viti, kjo përqindje ka rënë në 45 për qind, për shkak të refuzimit të Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Rusia është subjekt i sanksioneve të Perëndimit për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
Serbia është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk i është bashkuar BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












