Lajme
Mbi 1 mijë shqiptarë, në burgjet e Anglisë
Përkthyesit për kriminelët dhe të dyshuarit shqiptarë i kanë kushtuar 1.2 milionë funte qeverisë britanike vitin e kaluar, nga 507.000 sa ishte kostoja më 2017.
Numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 726 që ishte në vitin 2017.
Gazeta ‘The Sun’ shkruan se bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve.
Në gusht u raportua se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur. Banda Hellbanianz me bazë në Londrën Lindore ka postuar video, ku shfaqen një mori parash dhe makinash.
Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milionë funte për përkthyes vitin e kaluar, një hap i madh nga 16 milionë funte e një viti më parë.
Shumica u përdorën për polakët, 3.2 milionë funte nga 2.8 pesë vjet më parë. Por, në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë.
Kriminelët dhe të dyshuarit rumunë kishin nevojë për përkthyes që u kushtonin taksapaguesve 2.7 milionë funte.
Lituanezët patën një faturë prej 805.000 funtash dhe rusët 594,000.
Alp Mehmet, nga Migration Watch UK, tha: “Ne nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi. “Kjo e vë në rrezik serioz sigurinë e qytetarëve”./abcnews.al
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










