Lajme
Guvernatori Mehmeti: Nuk do të ketë rritje të normave të interesit për kreditë aktive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021.
Mehmeti këtë ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë botërore të agresionit rus në Ukrainë.
“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha Mehmeti.
Ai thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind.
“Ndryshimet dinamike në nivel botërore janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel botëror”, thotë ai.
I pari i BQK-së nënvizoi se bashkë me pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve, Kosova importon edhe inflacionin.
“Vetëm deri në gusht, në korrik realisht kemi pasur në total importimin e mallrave dhe shërbime diku tek rreth 3.75 miliardë euro, 2.94 miliardë euro mallra i kemi importuar, prandaj dhe inflacionin e importojmë dhe për këtë arsye mundësia jonë për të ndikuar te inflacioni, jo vetëm në Kosovë por edhe edhe Banka Evropiane dhe ajo amerikane, janë të vogla”, nënvizoi guvernatori.
Po ashtu, Mehmeti tha se edhe pse Kosova nuk importon direkt drithë nga Ukraina, fakti që 80-85 për qind e importe-eksporteve bëhet me vendet e Evropës, ndikon në mënyrë indirekte.
“Vendet e Evropës deri diku janë të ndikuara sepse importojnë rreth 40 për qind të drithërave nga Ukraina, kanë edhe lidhje të tjera tregtare dhe kjo në mënyrë indirekte ndikon edhe në Kosovë”, tha ai duke shtuar se vendi po merr masa t’i zëvendësojë ato mallra që ndikohen edhe nga shkëputjet e zinxhirit të furnizimit.
Në fund, Mehmeti theksoi se sektori bankar vazhdon të jetë i kapitalizuar mirë dhe se megjithëse në Evropë ka pasur rritje të përqindjes së normës së interesit, Kosova po përpiqet ta shmangë një gjë të tillë.
“Ne jemi duke bërë përpjekje si bankë qendrore, brenda mandatit tonë ligjor dhe kushtetues që të mos ketë rritje të normave të interesit në kredi”, tha përfundoi Mehmeti.
Aktualisht kjo normë është 6.1 për qind. /VoA/
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor