Lajme
Arrin në 40 numri i të vdekurve pas shpërthimit në minierën në Turqi
Numri i punëtorëve që u vranë nga një shpërthim në një minierë qymyri në Turqinë veriore u rrit në 40, sipas ministrit të Brendshëm turk të shtunën, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, bëri të ditur se edhe 11 punëtorë të lënduar janë duke u trajtuar nëpër spitale, shkruan Anadolu.
Duke vënë në dukje se 58 nga 110 minatorët u shpëtuan, ai tha se ka paqartësi për një nga minatorët, duke shtuar se ndërkohë që përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.
Teksa presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, po monitoron nga afër situatën, shkroi Presidenca turke në Twitter.
Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore Dijarbakir dhe në vend të kësaj do të udhëtojë të shtunën në Amasra.
Erdogan tha në një postim në Twitter se operacionet e kërkim-shpëtimit po përparojnë “me shpejtësi” në minierë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











