Kosova
Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam për rrugën drejt normalizimit, energjinë dhe targat
Sot, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vizita e tij në Prishtinë është pjesë e komunikimeve të tij të rregullta me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimi. Lajçak para mediave pas takimit me Kurtin tregoi se temë diskutimi ishte rruga drejt normalizimit dhe çështja e energjisë dhe e targave, përcjell albinfo.ch.
“Ne kishim dy tema në agjendë, e para kishte të bëjë me rrugën drejt normalizimit dhe vazhdimin e diskutimeve tona që kemi filluar së fundi, duke pasur parasysh këtu edhe përfshirjen e presidentit Emmanuel Macorn, kancelarit Olaf Schloz dhe sekretarin Antony Blinken dhe tema e dytë e takimit ishte çështja e energjisë dhe targave”, tha Lajçak.
Për çështjen e targave Lajçak theksoi se 31 tetori është afati i fundit kur edhe skadon vendimi për to, derisa theksoi se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të shohë se si të vazhdojë tutje dhe të shmangin ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës.
Sa i përket energjisë, Lajçaku ka theksuar rrezikun që t’i tërhiqet licenca Elektroseverit, ndërsa ka shtuar se për të njëjtat tema do të diskutojë të hënën edhe në Serbi. Ai ka refuzuar të komentojë deklaratat e Komisionerit evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, që një ditë më herët kritikoi Kosovën për veprime të njëanshme. Lajçaku u shpreh se “ai e ka mandatin e tij dhe unë e kam timin”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz









