Lajme
Edhe një shtet i BE-së që është gati për 4 ditë pune në javë
Megjithatë, varianti që po shohin subjekte të veçanta është ai i ndarjes së orarit në 4 ditë në javë, por për 9 orë në ditë.
Të ofrosh një pagë konkurruese sot nuk mjafton, duhet të fillojmë t’u ofrojmë punëtorëve një jetë më të mirë”, shpjegon Julian Siravo, arkitekt, urbanist e një nismëtar i projektit 4DayWeek, javë katër ditore e punës, të cilin po e miratojnë gjithnjë e më shumë vende, ndërsa ideja ka joshur së fundi edhe Italinë.
Për një periudhë të caktuar kohore, punonjësit e kompanive, që vendosin vullnetarisht të marrin pjesë në projekt, ulin orarin e tyre të punës, i cili shtrihet maksimumi në katër ditë në javë.
E gjithë kjo, pa pësuar ulje rroge. Eksperimenti lindi që përpara pandemisë, si përpjekje për të përmbushur nevojat e kompanive që nuk duan të humbin punonjës me vlerë, e sidomos ata si Julian Siravo i Autonomy, një organizatë kjo e pavarur kërkimore.
“Më shumë ditë në zyrë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht produktivitet më të madh: kjo ekuivalencë nuk ekziston, nuk është demonstruar kurrë. Eksperimentet e deritanishme në vende të ndryshme na kanë treguar se produktiviteti në kompanitë që i janë bashkuar projektit nuk ka asnjëherë, madje në disa raste është rritur, sepse punëtorët më të lumtur punojnë më mirë”, thotë ai.
Pas suksesit të lëshuar në vende të afërta si Gjermania e Franca, tani edhe Italia po diskuton mundësinë e eksperimentimit me javën e shkurtër të punës.
Autori i librit “të punosh më pak, të jetosh më mirë”, Fausto Durante argumenton se dobia reale e kohës së kaluar në punë është argument mbi të cilin bazohet propozimi për uljen e ditëve të javës së punës nga pesë në katër dhe orët nga 40 në 32, me të njëjtën pagesë.
Në origjinë të propozimit qëndron pranimi i dështimit të politikave neoliberale të punës, që kanë imponuar orë të gjata, paga të ulëta dhe pasiguri si në nivel social ashtu edhe në atë ekonomik. Megjithatë, varianti që po shohin subjekte të veçanta është ai i ndarjes së orarit në 4 ditë në javë, por për 9 orë në ditë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











