Shqipëria
Begaj pranoi kredencialet e ambasadores së sapoemëruar të Zvicrës, Ruth Huber
Duke nisur nga sot Zvicra ka një ambasadore të re në Shqipëri: Zj. Ruth Huber paraqiti kredencialet te Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidenti i uroi suksese ambasadores Huber në kryerjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri dhe shprehu besimin se falë eksperiencës së saj marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të progresojnë edhe më shumë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përcjell albinfo.ch.
Në mënyrë të veçantë Begaj e vlerësoi ndihmën dhe kontributin e vyer që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë në tri dekadat e fundit, për zhvillimin ekonomiko-social të vendit, si dhe shprehu besimin se përmes vijimit të Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë, për periudhën 2022-2025, do të konsolidohen edhe më tej kapacitetet institucionale si në nivel të qeverisjes vendore, ashtu dhe në atë qendror.
Ambasadorja Huber theksoi se Zvicra vijon të jetë një partnere e përkushtuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëpret forcimin e këtij partneriteti si në rrafshet dypalëshe, ashtu edhe shumëpalëshe, përfshirë Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë















