Lajme
Si kanë ndryshuar zakonet e gjumit gjatë pandemisë?
Zakonet e përditshme të njerëzve kanë ndryshuar duke i dhënë gjithmonë e më shumëprioritet shëndetit dhe mirëqenies.
Samsung ka analizuar modelet e gjumit të përdoruesve globalë të Samsung Health për të kuptuar më mire si ka ndryshuar kohëzgjatja dhe efikasiteti i gjumit në të gjithë globin që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu, është rritur ndërgjegjësimi për përfitimet shëndetësore të gjumit. Një gjumë i mirë gjatë natës forcon shëndetin fizik dhe konjitiv dhe indihmon njerëzit të kryejnë më mirë detyrat që kërkojnë periudha të gjata përqendrimi. Të pushuarit mirë, për shembull, mund t’u ndihmojë njerëzit të jenë më produktiv në punë, të ngasin makinën më të sigurt dhe të mendojnë më qartë.
Ndërsa ndryshimet në zakonet e jetesës gjatë pandemisë bënë që individët globalisht të flinin më gjatë, duket se nuk ka asnjë lidhje midis kohëzgjatjes së gjumit dhe efikasitetit të tij. Kohëzgjatja i referohet sasisë së kohës që shpenzojmë në shtrat duke u përpjekur për tëfjetur, ndërsa efikasiteti i gjumit mat përqindjen e kohës në shtrat që ne fakt kalojmë duke fjetur.
Rezultatet vërtetuan se kohë më e gjatë nuk do të thotë domosdoshmërisht cilësi më e mire.
Samsung analizoi 16 vende ku individët përdorin më së shumti Samsung Health për të parë se si ndryshonin tendencat e zakoneve të gjumit sipas rajonit. Ndërsa të gjitha vendet panë një rritje në kohëzgjatjen e gjumit – me njerëzit që mesatarisht zgjoheshin më vonë se dikur
– ndikimi në efikasitetin e gjumit ishte i përzier. Disa nga ndryshimet specifike të rajonit në zakonet globale të gjumit mund të shihen si më poshtë:
• Ndërsa kohëzgjatja e gjumit mbeti më e gjata – si para ashtu edhe pas pandemisë – në Francë, efikasiteti i gjumit në vend u ul.
• Përdoruesit në Kore regjistruan një nga rritjet më të mëdha në kohëzgjatjen dhe efikasitetin e gjumit gjatë pandemisë, por ende mbetën nën mesataren globale.
• SHBA pati rënien më të madhe në efikasitetin e gjumit nga të gjitha rajonet e matura.
• Ndërsa Gjermania pa rezultatet më të larta globale të efikasitetit të gjumit përpara pandemisë, që atëherë ajo ka dëshmuar një nga uljet më të rëndësishme të efikasitetit të gjumit.
• Argjentina shënoi efikasitetin më të lartë të gjumit pas fillimit të pandemisë.
• Ndërsa Indonezia ishte rajoni me efikasitetin më të ulët të gjumit përpara pandemisë, ky dallim i përket Vietnamit. Për më tepër, nga 16 vendet e studiuara, Indonezia pa rritjen më të lartë në efikasitetin e gjumit nga nivelet para dhe pas pandemisë.
Për më tepër, rezultatet ndryshojnë sipas gjinisë. Ndonëse si meshkujt ashtu edhe femrat pushojnë më shumë se sa para pandemisë, meshkujt jo vetëm që kanë një rritje të kohëzgjatjes së gjumit, por gjithashtu një rënie më të madhe të efikasitetit të gjumit krahasuar me femrat.
Mosha është një tjetër faktor që ofron rezultate interesante. Ndërsa të gjitha grupmoshat flinin më gjatë, efikasiteti i gjumit në fakt u ul me rritjen e moshës. Përjashtim këtu bëjnë njerëzit midis moshës 20 dhe 39 vjeç, të cilët në fakt përjetuan një rritje të efikasitetit të gjumit. Për më tepër, kjo grupmoshë ishte e vetmja që shfaqi një rritje të ndjeshme si në kohëzgjatje ashtu edhe në efikasitet.
Si mund të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj?
Thuhet shpesh se gjumi i shëndetshëm për një të rritur mesatarisht është 8 orë në natë 1 .
Megjithatë, siç tregojnë rezultatet, cilësia e gjumit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për t’u marrë parasysh. Gjurmimi i gjumit është një mënyrë se si mund të kuptojmë modelet tona të gjumit për të siguruar që po bëjmë një gjumë më të mirë gjatë natës.
Shumë klientë të Galaxy përfitojnë nga kjo. 50% e përdoruesve të Galaxy Watch gjurmojnë gjumin të paktën një herë në javë. Prej tyre, 40% e bëjnë këtë më shumë se tre herë në javë
Për të menaxhuar më mirë gjumin tuaj, hidhini një sy këtyre këshillave për përdorimin e serisë Galaxy Watch 3 :
• Gjurmoni modelet tuaja të gjumit: Rezultati i gjumit ju ofron të dhëna të detajuara se kur jeni në gjumë të thellë, dhe se si ndryshojnë oraret e gjumit dhe zgjimit.
• Kuptoni më mirë cilësinë e gjumit: Me monitorimin e oksigjenit në gjak dhe gërhitjes, mund të mësoni më shumë për modelet tuaja të gjumit, si dhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
• Provoni një program trajnimi: Me Sleep Coaching, merrni një program udhëzues gjumi të përshtatur bazuar në zakonet tuaja aktuale.
• Krijoni një mjedis ideal të gjumit: Duke pasur parasysh se vendi ku flini është po aq i rëndësishëm, merrni parasysh të shtoni një konfigurimi automatik në kontrollet e temperaturës dhe dritës në shtëpinë tuaj për të siguruar që mjedisi të jetë ideal për pushim.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












