Kosova
Kosova flet sot për herë të parë në Këshillin e Evropës
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka treguar se në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të mbajtur dje është konfirmuar se Kosova ka të drejtën e mbajtjes së fjalës për herën e pare, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se delegacioni nga Kosova ka tri ulëse dhe bashkë me të janë edhe deputetët Arben Gashi dhe Enis Kervan.
“Nesër do ta marrim fjalën kur të diskutohet për raportin “George Papandreou”, ku diskutohet çështja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e gjashtë vendeve drejt BE-së”, është shprehur ajo mbrëmë.
“Si delegacion e kemi pasë të drejtën e fjalës nëpër komisione, por jo të votës derisa të bëhemi anëtar i plotë. Tani mund të kyçemi direkt në seancë, përveç komisionieve”, ka shtuar ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












