Lajme
Studim i ri mbi mënyrën e përdorimit të ilaçeve
Studiuesit testuan katër pozicione të ndryshme: të shtrirë në anën e majtë dhe në të djathtë, me fytyrë lart dhe me trupin drejt.
Të gjithë marrim ilaçe, qoftë për të lehtësuar një dhimbje koke apo muskulore. Megjithëse përdorimi i medikamenteve është i zakonshëm, ka nga ata që e kanë të vështirë të gëlltisin pilulën e vogël dhe preferojnë ta tresin në pije përmbajtjen e saj.
Një studim i publikuar në revistën shkencore “Physics of Fluids” sugjeron se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje këtij procesi. Eksperimenti, i kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti Johns Hopkins, zbulon se pozicioni në të cilin ndodhet trupi ynë kur marrim një pilulë mund ta bëjë atë që të veprojë më shpejt apo më vonë.
Gjithçka varet nga sa shpejt pilula arrin në zorrë, pasi ajo fillon të shpërndahet në organizëm dhe ka efekt vetëm kur është pjesë e sistemit tretës, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Studiuesit testuan katër pozicione të ndryshme: të shtrirë në anën e majtë dhe në të djathtë, me fytyrë lart dhe me trupin drejt. Dhe përfundimi që ata arritën është se mënyra më efektive për të marrë një pilulë është shtrirja në anën e djathtë të trupit, pasi ilaçi përthithet 2,3 herë më shpejt se në rastet e tjera.
Koha që iu desh për të asimiluar ilaçin personave që e merrnin pilulën të shtrirë në anën e djathtë, nuk i kalonte 10 minutat. Ata që bënin të njëjtën gjë drejtë ose të shtrirë në shpinë, e asimilonin për 23 minuta. Dhe, atyre që e morën pilulën të shtrirë në anën e majtë iu deshën 1 orë e 40 minuta.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









