Lajme
Kriza e emigrantëve, New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Qyteti i Nju Jorkut shpall gjendje të jashtëzakonshme pas krizës me migrantë
Sot, kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të trajtuar një “situatë krize” për shkak të fluksit të emigrantëve, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 17 mijë emigrantë kanë mbërritur në qytet nga kufiri jugor që nga muaji prilli.
Ky fenomen është bërë shkak për mosmarrëveshjeje me Shtëpinë e Bardhë pasi një numër i paprecedentë njerëzish mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë.
Që nga shtatori, mesatarisht pesë deri në gjashtë autobusë kanë mbërritur në qytet çdo ditë, tha Adams në një konferencë për shtyp të premten.
Ai deklaroi se një në pesë persona në sistemin e strehimoreve të qytetit, është aktualisht azilkërkues.
Shumë nga ata që vijnë janë familje me fëmijë të moshës shkollore dhe kanë nevojë serioze për kujdes mjekësor. Njujorkezët janë të zemëruar. Edhe unë jam i zemëruar.
Ne nuk e kemi kërkuar diçka të tillë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë marrëveshje për të marrë përsipër punën e mbështetjes së mijëra azilkërkuesve.
Fluksi i emigrantëve mund t’i kushtojë New Yorkut 1 miliard dollarë këtë vit dhe kryebashkiaku po bën thirrje për fonde federale dhe shtetërore për të ndihmuar me përballimin e kostove.
Qytetit do t’i mbarojnë fondet për prioritetet e tjera. New York po bën gjithçka që mundet, por ne po arrijmë kufirin e aftësisë sonë për të ndihmuar.
Shërbimet sociale të qytetit po shfrytëzohen nga të tjerët për përfitime politike.
Tre shtete, Teksasi, Arizona dhe Florida, kanë transportuar emigrantë në zonat e drejtuara nga demokratët, duke u fokusuar në qytetet e vetëshpallura “të shenjta” që kufizojnë bashkëpunimin e tyre me autoritetet federale të imigracionit.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













