Lajme
Kufizim ngrohjeje në Itali këtë dimër
Duket se ngrohja qendrore sikurse në Zvicër, do të kufizohet edhe në Itali këtë dimër, pasi ajo bëhet vendi i fundit që do të marrë masa ndaj mungesës së furnizimit me gaz evropian të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, përcjell albinfo.ch.
Sipas një dekreti të ri të qeverisë, ndërtesat do të përballen me pesëmbëdhjetë ditë shtesë pa ngrohje qendrore.
Italianëve do t’u thuhet gjithashtu të ulin ngrohjen me një shkallë dhe të fikin për një orë shtesë në ditë. Disa ndërtesa do të përjashtohen, duke përfshirë çerdhet dhe spitalet, raporton BBC.
Vendimit vjen pasi qeveritë në gjithë Evropën kërkojnë të reduktojnë kërkesën dhe të mbështesin furnizimet me energji përpara dimrit.
Shumë prej tyre vareshin nga gazi rus, i cili është kufizuar pas luftës në Ukrainë.
Përpara pushtimit të muajit shkurt, Italia ishte importuesi i dytë më i madh i gazit rus në Bashkimin Evropian, me importet që përbënin 40% të furnizimit të saj total. Kjo tani ka rënë në vetëm 10%, pasi Roma është kthyer drejt burimeve të tjera të energjisë dhe gazit natyror të lëngshëm.
Shumë qeveri evropiane kanë shpallur plane të ngjashme të kursimit të energjisë.
Në Francë shtëpitë dhe zyrat do të ngrohen deri në 19 gradë celsius, nuk do të ketë ujë të nxehtë në ndërtesat publike, si dhe do të ulet temperatura në pishina dhe palestra.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













