Shqipëria
Muralja e punuar nga zvicerani në Tiranë, më e mira në botë
Muralisti nga Zvicra ka zgjedhur si pjesë të krijimit të tij një vajzë që mban telefonin në duar, ndërsa gjysma e fytyrës së saj është e mbuluar nga lule shumëngjyrëshe.
“Street Art Cities”, që numëron 39.000 vepra nga mbi 1000 qytete, ka përzgjedhur në listën e finalistëve veprën e krijuar nga Fabian Bane, përcjell albinfo.ch.
Muralisti nga Zvicra ka zgjedhur si pjesë të krijimit të tij një vajzë që mban telefonin në duar, ndërsa gjysma e fytyrës së saj është e mbuluar nga lule shumëngjyrëshe.
![]()
“Inspirimi gjithmonë vjen në mënyrë natyrale gjatë kohës që lëviz nëpër botë. Nuk po kërkoja për t’u inspiruar, sepse e lë veten që të inspirohem nga ato që ndodhin rreth meje, që do të thotë zakonisht më pëlqen që unë e bëj muralen dhe lë njerëzit që secili t’i japë kuptimin e vet. Po kjo murale ka të bëjë me botën e shpejtë ku po jetojmë, me mediat sociale, çdo kush rri me telefon, nëse je në tren shikon njerëz që rrinë gjithë kohës në telefon. Media sociale është një botë që shndrin, këtë kam dashur të tregoj me lulet që janë në kokë, që je i verbuar nga diçka që mendon që të tërheqë”, thotë muralisti.
Për muralen në Tiranë, Fabianit ju desh një javë kohë për ta përfunduar. Por kjo nuk është e vetmja vepër e tij, pasi muralet e tij gjendet në shumë vende të botës. Por nominimin si finalist për muralen më të mirë të muajit, Fabiani e sheh si një nder të madh.
“Muralja u përzgjodh për më të mirën e muajit, është një nder i madh, një ndjesi shumë e mirë që njerëzit e pëlqyen punën dhe ndihem i nderuar”, shton Fabian Bane.
Ishte insistimi i Helidon Halitit, kuratorit të “Mural Fest Tirana” që solli Fabianin në Tiranë. Me të mbërritur, vëmendjen e tij e tërhoqën ngjyrat në rrugët e kryeqytetit.
“Përshtypja ime për Tiranën ishte e papritur, nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë. Kur arrita, isha shumë i impresionuar nga ngjyrat. Isha po ashtu i impresionuar kur eca me makinë, sa shumë murale mund të shihja, disa prej tyre ishin nga artistët e mi të preferuar. Të jep një ndjesi të mirë të mund të ecësh nëpër rrugët e një qyteti dhe të shohësh murale.”
Prej 5 vjetësh në Tiranë ka nisur tradita e festivalit të muraleve, duke afruar artistë nga e gjithë bota, dhe deri më tani ka rreth 60 murale që janë të shpërndara në zona të ndryshme./TCH/
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













