Lajme
Të mirat që i sjell shëndetit konsumimi i gështenjave të ziera
Gështenjat janë të pasura me amidon dhe fibra, për më tepër kanë një përqindje shumë të lartë të kripërave minerale, mbi të gjitha potas, magnez, fosfor, kalcium dhe hekur.
Por, për fat të keq, përmbajnë dhe shumë kalori dhe janë të karakterizuara nga një përqindje e lartë sheqernash.
Vitaminat prezentë te gështenjat janë C, B1, B2 dhe PP. Kaloritë që përfitohen nga gështenjat variojnë nga sasia e konsumit të tyre. Gështenjat e freskëta përmbajnë rreth 200 kalori për 100 gr produkt, ndërsa 100 gr gështenja të ziera përmban 120 kalori. Ndërsa ato të pjekura përmbajnë rreth 193 kalori për 100 gr.
Për vlerat e tyre ushqyese, gështenjat mund të përdoren në rastin e anemive apo dobësimit të theksuar. Këshillohet konsumi i tyre edhe në shtatzëni, për përmbajtjen e lartë të acidit folik.
Mielli i gështenjave mund të përdoret si zëvendësues në përgatitjen e ëmbëlsirave apo gatimeve të ndryshme. Gjithashtu gështenjat mund të shfrytëzohen edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












