Lajme
Çfarë ndikimi ka sheqeri i lartë në tru?
Ekspertët raportojnë se personat e diagnostikuar me paradiabet që kanë një nivel të lartë sheqeri në trup kanë 54% më shumë shance të zhvillojnë sëmundje mendore se personat me nivele normale të sheqerit në gjak.
Në fakt, paradiabeti shihet si periudha më e rrezikshme për ta zhvilluar këtë sëmundje për shkak të reaksioneve të ndryshme që ndodhin në tru.
Mjekët thonë se nivelet e larta të sheqerit, edhe nëse nuk janë kronike, shkaktojnë inflamacion.
Me kalimin e kohës ky inflamacion i trurit nëse është kronik ndikon në plakjen më të shpejtë, duke ndikuar tek sëmundjet që prekin mendjen.
Sheqeri bën që enët të ngushtohen, të ngurtësohen dhe të rrjedhin kimikate të dëmshme, duke shkaktuar kështu atë që quhet çmenduria vaskulare.
Ekspertët thonë se këto studime janë ende të hershme, por tregojnë një lidhje të qartë mes sheqerit dhe dëmtimit të trurit.
Kështu sugjerojnë që gjithnjë të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit, në mënyrë që të mbani larg të gjithë rreziqet që ai sjell.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












