Lajme
Inflacioni në Eurozonë, më i larti që nga dalja e euros
Raportohet se inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka thënë të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika – Eurostat.
Sipas saj, inflacioni këtë muaj është rritur për dallim nga 9.1 për qind sa ka qenë në gusht.
Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimit dhe atyre në sektorin industrial, është thënë të kenë ndikuar në këtë rritje.
Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2 për qind, për dallim nga 25.2 për qind sa ka qenë në gusht.
Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë.
Lituania, Letonia dhe Holanda janë shtetet e tjera me inflacionin më të lartë në Eurozonë me 22.5 për qind, 22.4 për qind, dhe 17.1 për qind, respektivisht.
Franca ka raportuar shkallën më të lartë të inflacionit në 6.2 për qind.
Gjermanisë – ekonomisë më të madhe në BE – i është rritur inflacioni në 10 për qind.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime të tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet me recesion global më 2023.
Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












