Lajme
Aksidenti tragjik i merr jetën çiftit shqiptar në Patra-Pyrgos
Lanë pas tre fëmijë
Një çift shqiptar në Greqi, Eleni Çakuli dhe bashkëshorti i saj, Theofil Karleci, më origjinë nga Saranda, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në rrugën nacionale të Patra-Pyrgos, përcjell albinfo.ch.
Mediat greke shkruajnë se aksidenti i ndodhur mëngjesin e së martës i mori jetën çiftit, pasi mjeti me të cilin ata po udhëtonin u përplasën me një kamion.
I plagosur mbeti edhe shoferi i kamionit, mjeti i të cilit u përmbys në rrugë pas përplasjes.
Pas plagëve të marra, ata u dërguan me urgjencë në spital, por çifti nuk mundi dot të shpëtonte.
Ata kanë lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë. Shqiptarët jetonin prej vitesh në Amaliada, ku zotëronin edhe një lokal. Mediat vendase shkruajnë se komuniteti është tronditur pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të çiftit.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












