Lajme
Vlerat ushqimore të kosit
Çfarë është e shijshme, e lehtë dhe ka shumë vlera ushqimore? Kosi! E keni vënë re që nëpër raftet e supermarketit gjendet më shumë kos se qumësht? Po bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e ushqimeve tradicionale të qumështit, si gjiza dhe salca e kosit, mes shumëllojshmëri opsionesh që të ofron kosi. Kur një produkt si ai i kosit të ketë kaq shumë benefite për shëndetin, është më se e kuptueshme të zërë raftet në supermarkete. Cilat janë vlerat ushqimore të kosit?
Së pari, le të mos harrojmë që kosi vjen nga qumështi. Prandaj të gjithë konsumuesit e kosit përfitojnë shumë proteina dhe shumë vlera ushqimore që përmbajnë produktet e bulmetit, si kalciumi, vitamina B-2, vitamina B-12, kalium dhe magnez.
Por, një nga fjalët që po dëgjojmë më shumë lidhje me kosit është probiotikët. Probiotikët janë “bakteret miqësore’ që janë prezente në sistemin tretës. Ato janë prezente dhe në produktet e kosit. Ndonëse duhen bërë edhe shumë kërkime të reja, ka disa të dhëna se disa lloje të probiotikëve ndihmojnë në forcimin e sistemin imunitar dhe mbrojtjen e aparatit tretës.
Përfitimet e kosit janë aq mbresëlënëse sa shumë njerëz, të cilët janë të vetëdijshëm për këto vlera e konsumojnë në mënyrë të vazhdueshme. Dhe çdo vit, gjithnjë e më shumë kërkime janë publikuar duke informuar për të mirat që i sjell shëndetit konsumimi i kosit. Këto janë disa nga përfitimet kryesore që do të merrni nëse do të konsumoni kos çdo ditë:
1. Enzimat në kos ndihmojnë në sistemin tretës Ndonëse është e nevojshme që të kryhen edhe më shumë kërkime shkencore, ka të dhëna që tregojnë se mikroorganizmat përbërëse të kosit ndihmojnë në përcaktimin e gjendjes gastrointestinale, duke përfshirë:
Intolerancën ndaj laktozës
Kapsllëkun
Diarrenë
Kancerin e zorrëve
Sëmundje inflamatore të zorrëve
Infeksioni i shkaktuar nga bakteri H. pylori
Përfitimet mendohen të jenë për shkak
Ndryshime në mikroflorën e zorrëve
Koha që i duhet ushqimit të tretet
Përmirësimi i sistemit imunitar të trupit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














