Lajme
BE-ja, pako të re sanksionesh kundër Rusisë
Komisioni Evropian ka prezantuar një propozim për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, që shtron bazat ligjore për kufizimin e çmimit të importit të naftës.
Kjo paketë e tetë është një përgjigje ndaj pseudo-referendumeve që janë mbajtur në territoret e pushtuara. Dhe, sipas presidentes së Komisionit, ata kanë si qëllim të zhvatin tokën ukrainase dhe të ndryshojnë përmes forcës kufijtë ndërkombëtarë edhe përmes kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj të aneksimit të Ukrainës. Ne jemi të vendosur ta bëjmë Kremlinin të paguajë për këtë përshkallëzim”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Çmimi kufizues mbi naftën është koordinuar me vendet e grupimit G7. Por sanksionet e reja e vënë theksin tek tregtia.
Do të ketë një ndalim të importeve mbi produktet ruse që synojnë t’i heqin ekonomisë ruse 7 miliardë euro.
Gjithashtu, do të ketë një embargo tjetër që do të fokusohet tek pajisjet teknologjike, si dhe sanksione ndaj institucioneve dhe personaliteteve.
Dhe këtë herë do të përfshihen edhe shtetasit evropiane që drejtojnë filialet e kompanive shtetërore ruse.
“Ne do të shtojmë objektiva të tjerë. Dhe, mes tyre do të ketë njerëz që nuk janë domosdoshmërish rusë, por që marrin pjesë në anashkalimin e sanksioneve”, u shpreh Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së.
Deri tani plot 1 mijë e 200 personalitete janë përfshirë në listë, bashkë me banka, kompani dhe tregje që janë prekur rëndë nga sanksionet.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













