Lajme
Mijëra llogari u bllokuan nga Facebook
Operacioni përfshiu mbi 60 faqe kopjimi të disa prej gazetave më prestigjioze perëndimore
Mbi 1 600 llogari të rreme në Facebook janë bllokuar nga kompania “Meta”, të dyshuara për përhapjen e propagandës ruse në Gjermani, Itali, Francë, Britani të Madhe dhe Ukrainë.
Kompania njoftoi se kishte bllokuar rrjetin më të madh dhe më kompleks i lidhur me Rusinë, i identifikuar ndonjëherë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
“Meta” që zotëron Facebook dhe Instagram tha për “Associated Press” se kishte identifikuar dhe çaktivizuar rrjetin e lajmeve të rreme përpara se të shpërndaheshin te një audiencë e madhe.
Operacioni përfshiu mbi 60 faqe kopjimi të disa prej gazetave më prestigjioze perëndimore, duke përfshirë britaniken “The Guardian” dhe gjermanen “Der Spiegel”, transmeton Albinfo.ch.
Studiuesit e “Meta” gjithashtu identifikuan dhe çaktivizuan një rrjet shumë më të vogël lajmesh të rreme nga Kina, dhe u përpoqën të përhapnin informacione me përmbajtje politike në SHBA.
Lajmet e rreme u shfaqën vetëm te një audiencë shumë e kufizuar amerikane, përmes disa postimeve që shiheshin vetëm nga një person. Megjithatë, kompania theksoi se ishte rrjeti i parë i Pekinit që shënjestroi amerikanët përmes mesazheve politike përpara zgjedhjeve afatmesme.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












