Lajme
Ujqërit, arinjtë dhe bizonët po rikthehen në Evropë
Arinjtë, ujqërit dhe bizonët po rikthehen në gjithë Evropën, pas rrezikut për zhdukjen e tyre. Kafshët janë në mesin e 50 specieve që po rriten në numër në kontitentin evropian, sipas raportit të ri evropian të Kthimit të Kafshëve të Egra.
Nga breshkat deri te balenat me gunga dhe ujqërit, shumë specie po bëjnë rikuperime ‘spektakulare’, zbulon studimi.
Cilat specie po rikuperohen në Evropë?
Raporti i “Rikthimit të Kafshëve të Egra 2022” nuk e mbulon krizën e biodiversitetit. Shumë kafshë të egra evropiane mbeten nën kërcënim. Pothuajse një në tetë zogj dhe rreth një në pesë gjitarë janë ende në rrezik të zhdukjes në kontinent.
Ndërkohë, ujqërit janë një nga popullatat më ikonike që përjeton një ‘ringjallje’.
Ujqërit gri bredhin nëpër kontinent. Por ata thuajse u zhdukën në shekullin e 20-të, pasi njerëzit shkelën habitatet e tyre dhe i gjuanin. Që nga vitet 1970, numri i popullsisë është rritur me 1,800 për qind, në 17,000.
Ariu i murrmë është një tjetër mishngrënës që rikthehet falë këtyre përpjekjeve. Që nga viti 1960, popullsia është rritur me 44 për qind.
Ndërkohë, popullsia e bizonëve evropianë është rritur me 399 për qind që nga viti 1971. Barngrënësi i madh – një nga kafshët e pakta të mbijetuara në botë – është një specie e rëndësishme, që ndihmon në ruajtjen e peizazheve pjesërisht të pyllëzuara duke ngrënë sasi të mëdha shkurresh.
Shumica e këtyre rikuperimeve triumfuese janë falë ndalimeve të gjuetisë, përpjekjeve të përkushtuara për riprodhim dhe restaurimit të habitatit./Euronews
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












