Kosova
Osmani: Rusia përmes Serbisë po e destabilizon rajonin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York, në selinë e OKB-së, ka takuar nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Znj.Rosemary DiCarlo
Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo ka thënë se Kosova është gjithashtu e interesuar të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në OKB. Në takim është diskutuar situata politike dhe e sigurisë në rajon e më gjerë, implikimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë.
Një pjesë e diskutimit në takim ndërmjet Presidentes Osmani dhe nënsekretares DiCarlo iu kushtua agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Osmani theksoi se Kosova e ka dënuar agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe se krahas BE, SHBA-ve dhe shteteve demokratike i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.Në kontekst të cenimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, Presidentja shprehu shqetësimin për rritjen e ndikimit rus në rajon nëpërmjet Serbisë dhe tendencave destabilizuese të saj.Ndërkaq në raport me dialogun e Serbinë, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të rajonit është njohja e ndërsjellë.Sipas Presidentes, angazhimi i Kosovës në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës.
Më tej, Presidentja ka theksuar se Serbia ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe ka rritur tensionet në çështjet e targave të makinave, nëpërmjet sulmeve nga struktura ilegale dhe kriminale në veri, ndaj Policisë së Kosovës.Në takim me znj. DiCarlo, Presidentja e ka mirëpritur pjesëmarrjen e saj në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë, i cili do të zhvillohet në datat 22-23 tetor në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










