Shqipëria
Shqipëri: Dyfishohen të ardhurat dhe rritet numri i turistëve të huaj
Shqipëria ka pasur një sezon veror suprizues. Kështu vlerësoi kryeministri Edi Rama që tha se sezoni solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë. Ai u shpreh se vetëm në gjashtëmujorin e parë kanë qenë mbi 1 miliard lekë të ardhura në ekonomi, nga turizmi, ndërsa flukset vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë mbi 5 milionë e 600 mijë turistë, ose 1,3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar. E gjithë kjo pa llogaritur turistët nga Kosova.
Në Ditën Botërore të Turizmit dhe në përmbyllje të sezonit turistik veror 2022, u organizua në një prej strukturave të reja hoteliere në Durrës, një takim i zgjeruar me drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të sektorit privat të përshirë në turizëm, drejtues të strukturave të policisë së shtetit, etj, për një bilanc të përgjithshëm të sezonit veror turistik që u mbyll dhe parashikimet për sezonin e ardhshëm 2023, me fokus përmirësimin e standardeve të industrisë së turizmit, për zhvillimin e qëndrueshëm gjithëvjetor./ Tch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










