Lajme
Vaud: Një familje e tërë kosovare akuzohet për trafik të madh droge
Një klan kosovarësh akuzohet para Gjykatës së Veveysan (VD) se ka shitur qindra kilogramë kanabis gjatë katër viteve

Tetë orë dëgjim nuk mjaftuan për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra. E akuzuar për përfshirje në trafik të madh droge midis viteve 2014 – 2018, një familje prej gjashtë anëtarësh u paraqit para Gjykatës së Veveysan (VD) të hënën, transmeton albinfo.ch. Gjatë ditës së parë të seancës, drejtësia u përpoq të përcaktojë rolet e secilit prej anëtarëve të klanit të kosovarëve, të vendosur në rajon.
Bëhet fjalë për trafikim që përfshin disa qindra kilogramë kanabis dhe, për disa prej tyre, disa kilogramë kokainë.
Secili ka rolin e tij
PKryefamiljari transportonte hashash dhe marihuanë nga Spanja, të cilën ua shiste dy djemve të tij në Zvicër, duke marrë një komision në këtë proces, shkruan 20min.ch. Këta të fundit konfirmojnë se kanë qenë tregtarë me shumicë dhe rishitës të lëndëve narkotike. Mallrat ruheshin nga nëna dhe bija.
Ndërmjetësi mes burrave, ky i fundit pranon se ka mbledhur dhe paketuar drogën, si dhe ka kryer transferta parash. Ndërsa dhëndri thotë se ishte edhe tregtar.
“Janë para të fituara lehtë”
Një biznes i lindur për të “shlyer borxhet” apo për “të bërë bukën e gojës”, i cili, sipas familjes ka zgjatur vetëm një vit, në vitin 2017, transmeton albinfo.ch. Sipas babait, në paraburgim prej katër vitesh nuk është dhënë asnjë urdhër, të gjithë janë të lirë për të lëvizur.
“Nuk ma vuri kush thikën në fyt. E bëra sepse kisha nevojë”, përsërit njëri nga djemtë. “Kur nuk ke para, është joshëse, sepse janë para të lehta”, përmbledh ai që tashmë është ish-kunati i tij. Por frika nga hakmarrja ndihet brenda klanit.
Mes hashashit dhe marihuanës, seksagjenari dyshohet se ka mbledhur të paktën 768 mijë franga xhiro. Sfida e kësaj seance të gjatë është edhe përcaktimi i masës së këtij trafiku. Gjyqi pritet të zgjasë deri në fund të javës.
E-Diaspora
-
Kosova do të jetë pjesë në Javën Evropiane të Kulturës në Gjermani Kosova në Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2025...
-
Vetëm 7 votues nga diaspora kanë denoncuar se s’kanë marrë fletën e votimit
-
U gjet e pajetë e lidhur pas pemës, detaje nga vdekja e shqiptares në Itali
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga rritja e çmimeve postare dhe rregullat e reja të banesave në Vjenë te rritja e...
-
Austri: 2500 vende të rezervuara për punëtorë sezonalë nga Ballkani Perëndimor
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë