Lajme
Italia pas zgjedhjeve: shansi i një qeverie të së djathtës ekstreme
Në Itali rezultatet paraprake tregojnë se partia me rrënjë neofashiste, Vëllezërit e Italisë, drejtuar nga Giorgia Meloni, është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme. Për herë të parë, që nga Lufta e Dytë e Botërore, vendi do të qeveriset nga e djathta ekstreme dhe po për herë të parë, Italia do të ketë një grua për kryeministre. Udhëheqësit e partive të krahut të djathtë të Evropës, përshëndetën fitoren e zonjës Meloni dhe ngritjen e shpejtë të partisë së saj, duke e parë si një mesazh historik për Brukselin. Por, në këto zgjedhje Italia bëri histori edhe për pjesmarrjen më të ulët në votime ndër vite, prej 64%.
Banorët e Romës, kryeqytetit të Italisë, reaguan të hënën ndaj rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, që duket se do të sjellin në pushtet qeverinë e parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme, që nga Lufta e Dytë Botërore, e për herë të parë një grua për kryeministre.
“Më në fund kemi një ndryshim, sepse u bënë disa vite që nuk po shihnim një të tillë. Më në fund votuam një udhëheqës të ri. Shpresoj që ajo të jetë koherente me ato që ka thënë. Mbetet për t’u parë”, thotë studenti Valerio Reali.
“Nuk votova për të, sepse nuk jam përkrahëse e së djathtës. Kjo nuk do të thotë se vendi donte të tregonte për të disatën herë një formë rebelimi. Mendoj se fushata politike e Letës, udhëheqësit të Partisë Demokratike, ishte tërësisht e gabuar, nuk ishte njeriu i duhur. Më vjen keq për ata që e votuan, sepse ishte e qartë se do të humbiste”, thotë Federica Piccirillo, banore e Romës.
“Tani pres që Italia të ketë më shumë hapësirë për vetëvendosje politike brenda Bashkimit Evropian, brenda kufijve e rregullave të tij. Pres të dëgjohemi më shumë e të kemi një zë më vendimtar”, thotë Gian Ferdinando Fedi, banor i Romës.
Giorgia Meloni, partia e të cilës e ka origjinën tek Lëvizja Social Italiane e pasluftës, një parti neofashiste, tingëlloi me një ton të moderuar dhe unifikues gjatë një fjalimi të mbajtur sot ku deklaroi fitoren. Ajo vuri në dukje se italianët më në fund arritën të përcaktonin qartë se nga kush donin të qeveriseshin.
“Të vetmit që u tremben nga fitorja jonë ishin partitë e majta, sepse e kuptuan se pushteti i tyre ka marrë fund. Njerëzit e mirë të Italisë nuk kanë frikë, Italia e atyre që duan të punojnë shumë, atyre që janë produktivë, Italia nuk ka frikë. Italia e grave që nuk kërkuan kurrë kuota, por që kërkuan shërbime dhe meritokraci, ajo Itali nuk trembet. Italia e të rinjve që nuk duan të ikin nga atdheu, ajo nuk trembet”, tha zonja Meloni
Kthimi i beftë i Italisë drejt së djathtës ekstreme ndryshoi menjëherë realitetin gjeopolitik të Evropës, duke sjellë një parti euroskeptike në drejtimin e një vendi themelues të Bashkimit Evropian, njëkohësisht dhe me ekonominë e tretë më të madhe brenda bllokut.
Udhëheqësit e krahut të djathtë në të gjithë Evropën përshëndetën menjëherë fitoren e zonjës Meloni dhe ngritjen e fortë e të shpejtë të partisë së saj, duke e konsideruar si një mesazh historik për Brukselin.
Kur kanë mbetur edhe pak vota për t’u numëruar, rezultatet tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë fitoi rreth 44% të votave, nga të cilat 26 % u fituan nga partia e zonjës Meloni, Vëllezërit e Italisë.
Partnerët e saj në koalicion, Lidhja e Matteo Salvinit, një parti kundër emigracionit, fitoi rreth 9% të votave ndërsa Forza Italia, një parti më e moderuar, e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, ka marrë rreth 8% të votave.
Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe aleatët e saj rezultojnë të kenë marrë rreth 26%, ndërsa Lëvizja 5-Yje, një partia që triumfoi në zgjedhjet parlamentare të 2018-ës, u përball më një përgjysmim të votave këtë herë duke marrë vetëm 15%. Por zgjedhjet shënuan dhe një pjesëmarrja të ulët historike prej 64%.
Anketuesit thonë se një pjesë e italianëve zgjodhën të mos votojnë pjesërisht në shenjë proteste e për shkak të zhgënjimit nga marrëveshjet e fshehta, falë të cilave që nga zgjedhjet e mëparshme, u formuan tre qeveri./VOA
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













