Lajme
Njihuni me benefitet e mjaltit për shëndetin

Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit, nga i cili është bërë mjalti, e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur.
Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre.
Mjalti është shumë i dobishëm. Ai ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive). Mjalti është ushqim me kalori të lartë (metabolik), është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ.
Më poshtë mund të lexoni për disa nga të mira e përdorimit të mjaltit:
-Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken,
-Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht,
-Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë,
-Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut,
-Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup,
-Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia),
-Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë,
-Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta,
-Kur hahet mjalti, lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçe për të ndihmuar përpunimin,
-Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin,
-Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
-Për dhembjet e eshtrave, ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
Mjalti largon ngërçin e nervave.
Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar,
Ai i cili ha mjalt nuk mund të ketë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë, zhduken skrajat e zorrëve.
Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpëlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëherë do të largohet.
Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shpejt do të vërehet përmirësimi.
Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejt i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive“.
Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejmë me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta t’i kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’u ndërpritet.
E-Diaspora
-
Dy shqiptare nga Zvicra ndriçojnë mendjen: meditim nëpërmjet aplikacionit “BrightNest” BrightNest është aplikacioni i parë në shqip që ofron meditime të personalizuara për çdo gjendje emocionale, të...
-
Zvicër: Kush e paguan spitalin nëse një turist vdes? Rasti i një nëne nga Kosova
-
Edhe një doktor shkence i shtohet diasporës
-
Dy motrat kosovare diplomuan në universitetin “Yale” për një ditë në SHBA
-
Si shqiptarja Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”
Jeta në Austri
-
Spiropali: Austria, mbështetje të fuqishme anëtarësimit të shpejtë në BE Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvedit të Shqipërisë në parlamentin e Austrisë...
-
Italia konfirmon lidhjet hekurudhore të shpejtësisë së lartë me Gjermaninë dhe Austrinë “deri në vitin 2026”
-
97% e austriakëve blejnë online, kanë shpenzuar 30 miliardë euro në 2024-ën
-
Graz: Shoqata “Atdheu” edhe këtë vit do të organizojë Ditën Kulturore Shqiptare
-
Gjithçka që duhet të dini për kontrollet mjekësore falas në Vjenë