Kosova
KE: Kosovës t’i liberalizohen vizat pa vonesa
Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme dhe migracion, në emër të Komisionit Evropian (KE) ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në drejtim të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa. Pas pesë vjetësh angazhimi të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm dhe një herë tjetër do ta përsërisë qëndrimin e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin bllokut evropian, siç bëjnë pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa ditë më parë burime diplomatike në Bruksel kanë thënë se javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ato thonë se ka një gatishmëri politike mes vendeve anëtare të BE-së që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen.
Për më tepër, thonë burimet, “tash nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, gjë që dëshmon se është krijuar një moment i duhur për ta çuar procesin përpara.
Po sipas burimeve, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, gjatë muajit tetor, do të nisë të diskutohet në grupet punuese të Këshillit të BE-së – aty ku janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të unionit.
Edhe deputeti gjerman, Anton Hofreiter, ka thënë të martën (20.09.) se është optimist se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit.
“Procesi tani është në fazën finale dhe problemi në periudhën e fundit nuk ka pasur asgjë të bënte me Kosovën, por kishte të bënte me problemet e brendshme të disa shteteve anëtare të cilat janë të frikësuara nga ekstremizmi i djathtë, por unë jam vërtet optimist se liberalizimi i vizave do të finalizohet me gjasë këtë vit, për të cilin ju keni pritur gjatë dhe jam optimist se do të ndodhë këtë vit”, ka thënë Hofreiter, për Kallxo.com.
Deputeti gjerman ka thënë se në Bashkimin Evropian gjërat kurrë nuk dihen definitivisht, pasi që gjithmonë ka nevojë për të gjitha 27 vendet anëtare që të pajtohen./Rel
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













