Lajme
Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së
Ishte fjalimi i parë i kancelarit gjerman, Scholz, para Kombeve të Bashkuara. Një fjalim i ashpër kundër Putinit, të cilin ai e akuzoi për imperalizëm të pastër. Scholz u shpreh për reformimin e Këshillit të Sigurimit, përcjell albinfo.ch.
Në fjalimin e tij të parë para Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Oaf Scholz, ngriti akuza të rënda kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Duke iu referuar luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, Scholz tha para sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork se “ai nuk shkatërron (…) vetëm Ukrainën, ai po rrënon edhe vendin e tij”. Putin e zhvillon këtë luftë pushtuese me të vetmin qëllim: nënshtrimin e Ukrainës. Vetëvendosja dhe pavarësia politike nuk luajnë rol për të. Për këtë ka vetëm një fjalë: “Ky është imperializëm i pastër”, tha Scholz në Nju-Jork dhe theksoi edhe një herë mbështetjen e anëtares së OKB-së, Ukrainës, “me gjithë fuqinë, financiarisht, ekonomikisht, nga ana humanitare dhe me armë”.
“Kufijtë nuk zhvendosen me forcë”
Kancelari kërkoi nga bashkësia e shteteve të angazhohen për objektivat dhe parimet bazë të OKB-së. Nuk duhet të qëndrosh duarkryq, kur një superfurqi nukleare plotësisht e armatosur, përveç kësaj anëtare themeluese e OKB-së dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, kërkon të zhvendosë kufijtë me dhunë. Scholz kritikoi “fragmentarizmin e ri” të botës. Janë krijuar luftëra të reja dhe konflikte. Kriza globale të mëdha po lartohen para nesh, po lidhen me njëra-tjetrën dhe përforcohen.”
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz kujtoi se vendet anëtare të OKB-së janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Scholz i bëri thirrje qeverisë kineze të zbatojë rekomandimet e ish-komisares së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, për situatën e pakicës myslimane uigure në Xinjang. Pekini e mohon akuzën, se në këtë provincë mbahen të burgosur qindra-mijëra vetë në kampe riedukimi. Në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, Scholz përmendi edhe shtete si Afganistani, Koreja e Veriut, Siria, Irani dhe Bjellorusia. Scholz mban një kopje të Kartës së OKB-së kur iu adresua sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme.
Përveç kësaj, kancelari gjerman kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit dhe një vend të përhershëm të Gjermanisë në instancën më të lartë të OKB-së. “Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi, si anëtare e përherëshme dhe si vend jo anëtar i përhershëm në vitet 1927/28.” Republika Federale e Gjermanisë është financuesja e dytë më e madhe e sistemit të OKB-së, theksoi Scholz./ Deutsche Welle
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












