Lajme
Ushtarët ukrainas: Po luftojmë me të burgosur, jo me ushtarë rusë
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, thonë se ata besojnë se po luftojnë kundër të burgosurve rusë dhe jo ushtarëve rusë, njoftoi gazeta ‘The New York Times’, përcjell albinfo.ch.
Dyshimet janë ngritur pas shqyrtimit të disa pamjeve filmike postuar në internet, të cilat duket se tregojnë përfaqësuesit e ‘The Wagner Group’, një kompani private ushtarake ruse, tek u premton të burgosurve liri, në shkëmbim të përfshirjes në luftë në Ukrainë për gjashtë muaj. Megjithatë gazeta bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte vërtetësinë e videos.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kapja e Bakhmutit është një nga qëllimet kryesore të sulmit në Ukrainë.
Gjatë një interviste që pritet të transmetohet të dielën në mbrëmje, presidenti Joe Biden paralajmëroi sërish presidentin Putin mbi rrezikun që paraqet përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Mos, mos, mos (e bëj)! Do të ndryshoni gjithçka që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zoti Biden në një intervistë për rrjetin televiziv ‘CBS News’.
Zoti Biden nuk komentoi në mënyrë specifike se cila do të ishte përgjigjja e SHBA-së nëse Rusia do të përdorte armë kimike ose bërthamore në Ukrainë.
“Ata do të shndërrohen edhe më shumë të padëshirueshëm nga sa kanë qenë ndonjëherë në mbarë botën”, shtoi ai. “Në varësi të asaj që ata bëjnë, do të përcaktojmë se çfarë reagimi do të ndërmarrim“.
Ky nuk ishte paralajmërimi i parë i presidentit Biden ndaj zotit Putin. Pas një takimi me partnerët e Bashkimit Evropian, G-7-ës dhe aleatët e NATO-s në muajin mars, zoti Biden tha se aleanca do t’i përgjigjet “në të njëjtën mënyrë” përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Ne do të përgjigjemi nëse ai i përdor ato”, tha zoti Biden, duke iu referuar zotit Putin. “Natyra e përgjigjes varet nga natyra e përdorimit“.
Një muaj më vonë, zoti Biden e quajti ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, si të papërgjegjshëm, duke iu referuar komenteve të këtij të fundit në televizionin shtetëror rus, se rreziqet e luftës bërthamore ishin të larta.
“Askush nuk duhet të bëjë komente boshe mbi përdorimin e armëve bërthamore apo mbi nevojën e përdorimit të tyre“, tha presidenti Biden. /VOA
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














