Lajme
Biden paralajmëron Putinin për armët bërthamore: Mos i përdor, do të kesh pasoja
Presidenti amerikan, Joe Biden, lëshoi një paralajmërim serioz për homologun rus, Vladimir Putin.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e këshilloi shefin e Kremlinit të mos përdorë armë bërthamore ose kimike në luftën në Ukrainë, pasi gjithçka do të ndryshonte për keq.
“Thjesht, mos e bëj. Kjo do ta ndryshonte panoramën e luftës, ndryshe nga gjithçka që është parë që prej Luftës së Dytë Botërore, u shpreh Biden në një intervistë për emisionin “60 Minutes”. Megjithatë, presidenti Biden nuk hyri në detaje se cila mund të jetë përgjigjja amerikane, nëse Rusia do ta tejkalonte atë kufi. “Ju mendoni se do t’ju tregoja juve nëse do ta dija kundërpërgjigjen e saktë? Sigurisht që nuk do ta zbuloja. Por do të jetë me shumë pasoja”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan paralajmëron ndër të tjera se nëse Kremlini do të vendoste të përdorte armë kimike apo bërthamore, përbuzja ndaj Rusisë do të bëhej edhe më e madhe në gjithë botën. Në intervistë, Biden foli edhe për një sërë çështjesh të tjera, përfshirë zgjedhjet afatmesme, ndërsa premtoi se është afër gjetjes së një zgjidhjeje për krizën me punonjësit e hekurudhave për t’i dhënë fund grevës së tyre, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Armët bërthamore ekzistojnë tashmë prej 80 vjetësh dhe shumë shtete i shohin ato si mbrojtje për sigurinë e tyre kombëtare. Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia vlerësohet se ka rreth 5977 predha bërthamore. Armët bërthamore taktike, janë armë bërthamore me rreze të shkurtër, ndryshe nga ato “strategjike” që mund të godasin objektivin në një distancë të madhe dhe të shkaktojnë edhe më shumë dëme.
Edhe pse mundësia e përdorimit të tyre është e paktë, humbje e raportuara në ditët e fundit nga Rusia kanë ngritur alarmin se Putin mund të tundohet t’i përdorë. Ukraina pretendon se ka rifituar më shumë se 8000 kilometra katrorë territor në verilindje të vendit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












