Lajme
Banka nuk kishte para: grabitësit ikin pa plaçkë
Kur kanë konstatuar se në filialën e sulmuar nuk kishte para, janë larguar në drejtim të panjohur dhe pa para
Dy persona të armatosur kanë sulmuar një degë banke në Schöfflisdorf në Cyrih Unterland të premten pasdite, transmeton albinfo.ch. Por ata nuk ia dolën të merrnin asgjë, pasi banka nuk kishte para “cash”.
Sulmuesit hynë në degën e bankës pak para orës 16:00, sipas policisë kantonale të Cyrihut të premten në mbrëmje. Ata kërcënuan personelin e pranishëm me pistoletë dhe kërkuan para.
Kur kanë konstatuar se në filialën e sulmuar nuk kishte para, janë larguar në drejtim të panjohur dhe si pasojë e rrethanave të krijuara, pa marrë asgjë, njofton sda.ch.
Kërkimi për të dy personat sipas njohurive të deritashme ka rezultuar i pasuksesshëm, thuhet më tej në deklaratë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













