Kosova
Kurti mirëpret riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën
Gjermani, Franca dhe Polonia, apo siç njihet ndryshe edhe si “Trekëndëshi i Weimarit”, kanë lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter thotë se e ka mirëpritur riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Weimarit”.
Tutje, ai tha se pret me padurim vizitën e tyre të përbashkët.
Në këtë deklaratë të përbashkët, “Trekëndëshi i Weimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.
“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.
I welcome the reaffirmation of visa liberalisation for Kosova, the clear commitment to EU enlargement, the Berlin Process & the Common Regional Market by Ministers for European Affairs of the Weimar Triangle 🇩🇪🇫🇷🇵🇱. I look forward to their joint visit.https://t.co/lDBVP2SjAs
— Albin Kurti (@albinkurti) September 16, 2022
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













