Lajme
NATO bashkon Greqinë dhe Turqinë për stërvitje ushtarake
Edhe pse tensionet dhe retorika mbetet e lartë, Turqia dhe Greqia kanë vendosur të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët të NATO-s, të dyja shtetet janë pjesë e Aleancës Euroatlantike.
Fqinjët dhe rivalët historikë rajonalë janë pjesë e një grupi vendesh që marrin pjesë në “Dynamic Mariner-Mavi Balina 22”, stërvitje ushtarake që zhvillohet në brigjet perëndimore të Turqisë.
NATO njoftoi fillimin e stërvitjes së përbashkët nga baza detare Aksaz pranë resortit mesdhetar Marmaris. Stërvitjet do të zgjasin deri më 22 shtator.
“Dynamic Mariner është një stërvitje detare jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha zëvendës-admirali francez, Didier Piaton, zëvendëskomandant i Komandës Detare Aleate të NATO-s.
“Stërvitja e këtij viti përfshin më shumë asete se kurrë më parë, duke lehtësuar ndërveprimin në rritje midis kombeve tona dhe duke rritur gatishmërinë operacionale. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me Turqinë, aleatët dhe partnerët e tjerë për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur aleancën”, u shpreh ai./Euronews
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











