Kosova
Amerikanët trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se marinsat amerikanë po trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së, përcjell albinfo.ch.
Mehaj ka shkruar se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së ofruan njohuritë e tyre për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.
“Në kazermën “Adem Jashari”, marinsat amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jovdekjeprurëse si dhe negocimin me pengjet dhe lirimin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohje të përjetshme për shtetin, kombin dhe forcat amerikane.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












