Lajme
BE propozon masa të ashpra, synon uljen e çmimit të energjisë
Masa më të ashpra për kompanitë që nuk prodhojnë energji elektrike me gaz, pritet të propozojë Brukseli, si pjesë e paketës së emergjencës që synon të ulë çmimet e larta të energjisë.
Masa më të ashpra për kompanitë që nuk prodhojnë energji elektrike me gaz, pritet të propozojë Brukseli, si pjesë e paketës së emergjencës që synon të ulë çmimet e larta të energjisë.
Një Projektligj nga Komisioni Evropian, i parë nga Financial Times, përcakton gjithashtu objektiva të detyrueshëm për një ulje prej 5 p% të konsumit të energjisë elektrike gjatë orëve të pikut. Projekt ligji synon të zvogëlojë konsumin e gazit me 1.2 miliardë metra kub gjatë një periudhe katër mujore, përcjell Albinfo.ch.
Kufiri i të ardhurave për prodhuesit e energjisë elektrike pa gaz do të vendoset në 180 €/MWh, më i ulët se standardi 200 €/MWh i sugjeruar në një draft të mëparshëm dhe më pak se gjysma e normës aktuale të tregut për energjinë elektrike. Dokumenti i komisionit vuri në dukje se “çmimet mesatare të tregut për orët e pikut ishin dukshëm nën” 180 €/MWh gjatë “dekadave të fundit”.
Megjithëse çmimet e energjisë elektrike kanë rënë nga nivelet maksimale prej gati 700 €/MWh në gusht në Gjermani,(pikë referimi rajonale), ato mbeten pak më shumë se 450 €/MWh.
Propozimet për një plan për të zbutur krizën, duke përfshirë një kufi mbi të ardhurat nga gazi si dhe një kufi për sasinë e importit të gazit, u diskutuan nga ministrat e energjisë nga 27 vendet anëtare të BE-së të premten e kaluar.
Disa vende, duke përfshirë Francën dhe Greqinë, po shqyrtojnë mundësinë për përfitimet e vendosjes së një kufiri të sheshtë të të ardhurave që zbatohet për të gjithë prodhuesit, pasi kostot e një centrali bërthamor për të prodhuar një njësi të energjisë elektrike, për shembull, janë më të mëdha se ato të fermave me erë.
Komisioni ka propozuar gjithashtu, që kompanitë kryesore të gazit dhe naftës të paguajnë një “kontribut solidariteti” në të gjitha vendet anëtare. KE sugjeroi që çdo fitimin që tejkalon me më shumë se 20 % fitimi mesatare të kompanisë gjatë tre viteve të fundit do t’i nënshtrohej një tatimi prej 33%.
Komisionerët duhej vendosnin masat përfundimtare në një takim sot, në mënyrë që ato të mund vendoseshin në zbatim. Komisioni Evropian nuk pranoi të komentojë mbi draft dokumentin./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












