Lajme
Cenohet autoriteti i Putinit në Rusi, 18 deputetë ia kërkojnë dorëheqjen
Në deklaratë thuhet se Putin po e dëmton Rusinë.
Dorëheqjen e presidentit të Rusisë e kanë kërkuar një grup deputetësh. Bëhet fjalë për deputetët komunalë nga 18 rrethe në Moskë dhe Shën Petersburg, të cilët e kanë nënshkruar një deklaratë publike, përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e presidentit rus.
Në deklaratë thuhet se Putin po e dëmton Rusinë.
“Ne, deputetët komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e Presidentit Putin dëmtojnë të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj. Kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putinit nga posti i Presidentit të Federatës Ruse”, thuhet ndër të tjera në deklaratë, raporton The Guarduan, përcjell Albinfo.ch.
“Është e vështirë të flasësh publikisht për shkak të represionit. Prandaj, ne dolëm me një tekst kaq konciz”, tha deputetja komunale e rrethit Semenovsky të Shën Petersburgut.
“Deputetët ende nuk e kanë të ndaluar të kenë mendim. Dhe gjithashtu nuk është e ndaluar të flitet për dorëheqjen e presidentit. Ai nuk është monark, por punëtor, merr rrogë nga taksat tona. Funksioni ynë është të përfaqësojmë interesat e popullit dhe ne shohim që populli nuk është i kënaqur. Dhe populli ynë është burimi i pushtetit sipas Kushtetutës. Unë personalisht nuk i kuptoj motivet e veprimeve të Vladimir Putin. Unë mendoj se ju nuk mund të jeni në pushtet për kaq gjatë”, ka thënë deputetja e rrethit Semenovsky.
Sakaq, ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte rimarrë 500 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në dy javë kundërofensivë në rajonin Kherson.
“Sukseset tona në këto dy javë janë mjaft bindëse,” u tha gazetarëve Natalia Gumenyuk, një zëdhënëse ushtarake për jugun, “ne çliruam rreth 500 km katrorë.” kryesisht komunitetet Visokopilia, Bilogirka, Soukhi, Stavok dhe Miroliubifka.
Nga ana tjetër, Rusia tha sot se bombardoi zonat në rajonin e Kharkiv të Ukrainës (lindje) që u rimorën ditët e fundit nga forcat e Kievit gjatë një kundërsulmi të befasishëm.
Ndërkohë, në një intervistë të publikuar sot në Monde, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, deklaroi se lufta në Ukrainë ka hyrë në “fazën e tretë” dhe sukseset ushtarake ukrainase do të kenë një efekt “orteku” deri në humbjen e ushtrisë ruse.
“Fushata kundërofensive është faza e tretë,” tha Reznikov ndërsa forcat e Kievit përparojnë me shpejtësi në rajonet lindore dhe jugore të vendit dhe thonë se kanë rimarrë 3,000 metra katrorë territor që nga fillimi i shtatorit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











