Kosova
Për këto vepra penale është paditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut.
Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishaj, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut.
Dervishi tha në T7 se përveç Haxhiut e Sallahut, kallëzim penal ka ngritur edhe ndaj “disa personave tjerë brenda Ministrisë së Drejtësisë”, përcjell Albinfo.ch.
“Konsideroj që me veprimet që i kanë marrë kabineti i ministres së Drejtësisë, prej kohës kur ka ardhur e deri në ditën e sotme, ndaj meje, ka kryer disa vepra penale ndaj meje”.
Ai tha se në kallëzimin penal janë të cituara tri vepra penale: cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave të punës dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga ministrja Haxhiu dhe Sallahu.
Dorëzimin e kallëzimit penal ndaj Haxhiu e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Po, e kemi pranuar kallëzimin penal dhe e kemi në trajtim. Kjo mbi dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ka edhe për vepra penale që janë kundër korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, nuk i kam të konfirmuara për veprat e tjera penale”, tha Ulaj./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









