Lajme
Ky shtet mund të largohet nga Commonwealthi pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II
Pas vdekjes së Mbretëreshës britanike Elizabeta II, një shtet mund të mos jenë edhe më tej pjesë e Commonwealthit. Shteti i Antigës dhe Barbudës do të votojë nëse do të bëhet republikë.
Pas vdekjes së Mbretëreshës britanike Elizabeta II, një shtet mund të mos jetë edhe më tej pjesë e Commonwealthit. Shteti i Antigës dhe Barbudës do të votojë nëse do të bëhet republikë.
Kryeministri i këtij shteti, Gaston Browne, ka thënë se referendumi do të organizohet brenda tre vjetëve, mirëpo ka theksuar se ky vendim nuk është “akt armiqësie”, përcjell Albinfo.ch.
Ai i ka bërë këto komente pasi Charles III është bërë mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Përveç Mbretërisë së Bashkuar, Charles III njihet si udhëheqës shteti në 14 shtetet e tjera që kanë qenë koloni të Britanisë së Madhe në të kaluarën.
Browne ka thënë se synon të organizojë referendumin vitin e ardhshëm, nëse rizgjidhet në pozitën që ka.
Më herët gjatë ditës së diel, Australia ka hedhur poshtë mundësinë e organizimit të një referendumi të tillë në katër vjetët e ardhshëm.
Vdekja e mbretëreshës ka ringjallur debatin rreth monarkisë në Australi.
Mirëpo kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se “çështjet më të rëndësishme për Kushtetutën tonë nuk i takojnë kësaj periudhe”.
Vitin e kaluar, Barbados është betuar në presidenten e saj, pasi Mbretëresha nuk është konsideruar më udhëheqëse e shtetit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












