Kosova
Nesër mbahet Samiti i Bërdo-Brionit, merr pjesë presidentja Osmani
Presidenti slloven, Borut Pahor do t’i pres në mëngjes liderët e vendeve të Evropës Juglindore, në samitin që ka për qëllim zhvillimin politik dhe të përgjithshëm në Evropën Juglindore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e njëmbëdhjetë të liderëve të Procesit Bërdo-Brioni, që mbahet në Kranj të Sllovenisë.
Presidenti slloven, Borut Pahor, do t’i presë në mëngjes liderët e vendeve të Evropës Juglindore, në Samitin që ka për qëllim zhvillimin politik dhe të përgjithshëm në Evropën Juglindore, raporton Albinfo.ch.
Sipas Presidencës sllovene, sivjet ky Samit do të jetë një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale në rajon dhe mbi të gjitha për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.
Kjo nismë e quajtur Procesi i Bërdo-Brioni u formua në vitin 2010 nga kryeministrat e atëhershëm slloven dhe kroat, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien...
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik
-
Kancelari i Austrisë kundër rritjes së moshës ligjore të pensionit