Kosova
Norvegjia, shtet mik i shqiptarëve
Norvegjia zë vendin e tretë në glob si eksportuese e gazit
Duke qenë se jemi në krizën botërore të gazit, Norvegjia zë vendin e tretë në glob si eksportuese e gazit pas Rusisë dhe Katarit, përcjell albinfo.ch.
Insistimi i SHBA që përmes luftës Ukrainë-Rusi ta prishë aleancën Rusi-BE e ka ekspozuar Norvegjinë si fuqi energjetike që do ta shpëtojë Evropën nga dominimi rus. Ishte e qartë që BE pas ardhjes së Putinit në pushtet në Rusi kishte rrëshqitur aq shumë nën Rusi kryesisht nëse jo edhe ekskluzivisht për shkak të bollëkut të madh të energjisë së lirë ruse, saqë Rusia po arrinte t’i përcaktonte politikat e Brukselit në pothuaj të gjitha drejtimet kryesore të BE-së. Fakti që BE zyrtarisht kishte projektuar vitin 2050 si kohën kur do të ndërtohej një hapësirë e përbashkët energjetike BE-Rusi flet më shumë se çdo gjë tjetër për projeksionet ruse.
Faktorizimi i Serbisë dhe defaktorizmi i shqiptarëve ishin sekreti publik që po fuqizonte prezencën e Rusisë në Evropë dhe Ballkan. Kriteret ‘evropiane’ ndaj Kosovës për Gjykatë Speciale, Demarkacion të kufirit me Malin e Zi dhe Zajednicën si dhe pengesat e vazhdueshme ‘evropiane’ ndaj pavarësimit energjetik të Kosovës duke i dëbuar amerikanët nga gara, ishin projeksione të qarta ruse që për synim kishin prishjen e planeve amerikane në Evropën që sipas rusëve duhej të ngelej e varur nga energjia ruse. Dhe ishte pikërisht kjo varësi evropiane nga energjia ruse shkaktari kryesor që solli luftën Ukrainë-Rusi. Këto dëme që solli Rusia në Evropë, SHBA është duke u munduar që së paku t’i minimizojë karshi ngathtësisë evropiane. Meqë SHBA po projekton rritje të fuqisë së NATO-s drejt lindjes, pra sa më afër kufijve të Rusisë, atëherë krahas kësaj është duke projektuar edhe mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake për këtë pjesë të rrezikuar të Evropës që nga Baltiku deri në Turqi.
Nëse e shohim arsyetimin e Qeverisë Norvegjeze mbi largimin e ambasadës së saj nga Kosova se ku më pas do ta rrisë përqendrimin e saj është shumë e qartë se përqendrimi do të rritet në vende të Evropës Lindore duke filluar nga Lituania, Ukraina, Rumania, Moldavia dhe Bullgaria. Pra, janë pikërisht këto vende që kanë varësi nga energjia ruse, e që Norvegjia me ndihmën e amerikanëve do të mundohet ta mbushë boshllëkun që do të lë prapa ndërprerja e tërësishme e furnizimit të këtyre shteteve me energji ruse. Pra, Norvegjia do të jetë stabilizatori i sigurisë energjetike të Evropës në vitet që vijnë dhe kjo është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për këtë aleat të amerikanëve dhe anglezëve.
Vetëm në këtë kuadër duhet kuptuar mbylljen e ambasadës norvegjeze në Kosovë dhe për asgjë tjetër. Për më tepër Kosova nuk ka infrastrukturë gazi ku Norvegjia do të mund të jepte kontributin e saj dhe se një e tillë do të marrë kohë derisa të ndërtohet. Me rëndësi është që Kosova është e ruajtur nga NATO ku Norvegjia është anëtare. Përpos kësaj Norvegjia ka qenë dhe ngelet një mbështetëse e vazhdueshme me donacione në zhvillimin e gjithëmbarshëm institucional të Kosovës dhe në këtë drejtim ka dhënë kontribut të çmuar. Fundja, nëse Norvegjia zhvendoset me SHBA sa më në lindje të Evropës i bie që shumë më mirë për Kosovë e Shqipëri, ngase na ruan shpinën nga ndonjë ndikim eventual i aktorëve joevropianë lindorë. Kosova duhet ta thellojë bashkëpunimin me Norvegji dhe të jetë falënderuese për ndihmën e vazhdueshme norvegjeze. A.H.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










