Lajme
5 arsye përse duhet të hani më shumë rrush të zi

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Foto: Flickr
Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim, por edhe për shëndet.
Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme.
Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 5 arsyet që duhet t’ju nxisin të konsumoni më shumë rrush të zi.
Ndihmon kundër diabetit
Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.
Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e simptomave të diabetit.
Rrushi i zi i bën mirë zemrës
Antioksidantët tek rrushi i zi luftojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës.
Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe inflamacionit, por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.
Shëndeti i trurit
Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.
Shëndeti i syve
Studimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrezikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit.
Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.
Rrushi i zi për gjumë më të mirë
Ndonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushtë në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës.
Ky hormon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij.
Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit.
Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë./AgroWeb.org
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha Ekspertët e hedhin poshtë propozimin e Austrisë për kontrollin e çmimeve të ushqimeve, duke përmendur faktorë...
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik