Lajme
Krishtlindje të errëta, në Danimarkë paralajmërohen për reduktim të energjisë
Shumë qeveri në mbarë botën kanë nisur të prezantojnë planet për të kursyer sa më shumë energji gjatë këtij dimri.
Edhe në Danimarkë qytetarët janë paralajmëruar se do të përballen me një dimër që do të jetë më i errët se zakonisht, dritat në rrugë do të reduktohen ose edhe mund të fiken fare.
Në disa zona autoritetet janë duke planifikuar për të mos lejuar dritat e Krishtlindjes dhe patinazhin vjetor.
“Vejle është i bukur gjatë dhjetorit dhe do të ishte keqardhje që duhet të kursejmë pikërisht këtu”, shprehet një banor i qytetit Vejle.
Një tjetër qytetar shpreh shqetësimin nëse Pema e Madhe e Krishtlindjes do të ndriçohet këtë vit e nëse duhet të përballen edhe me më shumë vështirësi.
Shkollat dhe ndërtesat e tjera publike do të kenë termostatet e tyre të reduktuara, edhe temperatura me një gradë mund të bëjë ndryshim në faturat.
“Nëse do ta kishit ulur në 16 gradë, do të ishim ulur me kapele dhe doreza. Kjo do të kishte qenë diçka tjetër. Por një shkallë më pak, nuk mendoj se kjo ka një ndryshim të madh për ne”, shprehet një mësues.
Dritat mund të fiken ndërmjet orës 22:00 dhe 5:00, duke lejuar sigurinë publike.
Por me hulumtimet që tregojnë se shkurtimi i përdorimit të dritave të rrugës me një orë në ditë mund të kursejë rreth 40,000 euro në vit – është një opsion i zbatueshëm./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










