Lajme
‘Evropa ia shkaktoi vetes krizën energjetike’
Evropa i ka shkaktuar vetes një krizë energjetike, duke hequr gradualisht prodhimin e energjisë, deklaroi sot kryebashkiaku i qytetit Antwerp në Belgjikë, Bart De Weve.
Bart De Wever, kryebashkiaku i Antwerp dhe kreu i partisë nacionaliste Aleanca e Re Flamane (N-VA), dha një intervistë për kanalin televiziv VRT.
“Kjo, natyrisht, nuk është një krizë që presidenti rus, Vladimir Putin, e ka shkaktuar, por që Evropa ia ka shkaktuar vetes duke hequr gradualisht prodhimin e saj primar të energjisë këtë shekull”, tha ai.
Sipas tij, shfrytëzimi i rezervave të naftës, gazit dhe qymyrit nuk ishte e lejuar, ndërsa vendet si Gjermania dhe Belgjika, e kanë hequr paralelisht prodhimin e energjisë bërthamore.
“Dikur mund të kishim bërë shumë fitime me centralet bërthamore, por tani ato asete janë dhënë”, tha ai, duke iu referuar qeverisë së mëparshme belge që vendosi të mbyllë dy centralet bërthamore.
Sipas De Wever, Evropa tani duhet të përballet me pasojat e zbrazjes së të gjitha burimeve të energjisë, duke e bërë veten të varur nga Putini.
“Në Amerikë, banorët nuk do të përballen me këtë krize”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja ishte bërë një eksportuese e naftës dhe gazit në 20 vjet.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se standardet klimatike të BE-së janë hipokrite, pasi kompanitë evropiane shkojnë në SHBA dhe Kinë për të prodhuar, dhe blloku mbetet i falimentuar duke mos pasur mundësi të ruajë as klimën.
De Wever shprehu gjithashtu kritika për strukturën aktuale të tregut të energjisë të bllokut që tani mundëson fitime fantastike për prodhuesit e energjisë së rinovueshme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










