Lajme
Kur pezullohet procesi i vizave për rusët?
Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan rregulla më të rrepta për vizat Shengen për qytetarët rusë gjatë një takimi, javën e kaluar.
Marrëveshja për lehtësimin e vizave midis BE-së dhe Rusisë mund të pezullohet të hënën e ardhshme, njoftoi sot komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.
“Ky pezullim do të thotë se qytetarët rusë nuk do të gëzojnë më akses të privilegjuar në BE, për shembull, për qëllime turistike dhe argëtimi”, tha Johansson në Bruksel.
Johansson tha se vendet e BE-së mund të nënshkruajnë zyrtarisht masën përpara fundit të javës, duke lejuar që rregullat e rrepta të hyjnë në fuqi të hënën e ardhshme.
Nëse marrëveshja për lehtësimin e vizave pezullohet, turistët rusë do të përballen me kohë më të gjata të pritjes për vizat e tyre dhe do të duhet të paguajnë një tarifë prej 80 € (79 dollarë) në vend të 35 €.
“Vizat e vlefshme për hyrje do të kufizohen, gjithashtu”, tha Johansson.
Kjo është një tjetër masë ndëshkuese nga BE-ja në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Marrëveshja e vizave midis BE-së dhe Rusisë ka qenë në fuqi që nga viti 2007. Menjëherë pas pushtimit, vendet e BE-së pezulluan lehtësimet e vizave për biznesmenët, zyrtarët qeveritarët dhe diplomatët.
Johansson njoftoi gjithashtu udhëzimet për lëshimin e vizave të reja pasi lehtësimet të hiqen plotësisht.
“Gazetarët, disidentët, aktivistët e të drejtave të njeriut, studentët dhe njerëzit që lëvizin për arsye familjare mund të udhëtojnë ende në zonën Shengen”, tha Johansson.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











