Kosova
Rita Ora përlotet kur flet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Rita Ora këto ditë po qëndron në Tiranë, ku edhe pritet të mbajë një koncert sonte (e martë) në sheshin “Skënderbej”.
Krahas aktiviteteve që ka mbajtur, Rita dje u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me titullin “Naim Frashëri”.
Ndërsa, sot 31-vjeçarja ka mbajtur një konferencë për media me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndër të tjera, Rita nuk ka lënë pa përmendur rastin e dhunimi të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë persona të dyshuar që tronditi opinionin.
“Është e rëndësishme të tregojmë që ëndrrat bëhen realitet edhe nga vendi ynë i bukur. Sonte është një festë, por dua të shfrytëzoj rastin të them se sa e rëndësishme është. E di çfarë ka ndodhur, një përvojë traumatike që ndodhi pak javë më parë, është shumë e rëndësishme të dimë se si t’i rrisim fëmijët tanë dhe t’u japim mundësi fëmijëve se si t’i respektojnë femrat dhe të trajtohemi barabartë dhe të ndihemi rehat të ecin rrugës”, tha Ora.
“Shpresoj që në të ardhmen prindërit dhe vendi yni duhet t’u ndihmojë femrave dhe meshkujve që të mësojmë për të drejtat e barabarta”, u shpreh ylli shqiptar e përlotur referuar rastit të dhunimit të së miturës.
Ndër të tjera, Rita tha gjithashtu se ndihet e privilegjuar që ndodhet në Tiranë dhe të performojë para fansave në vend.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














